Flash News

KRYESORE

Ky është lojtari më “funny” i Kombëtares shqiptare

Prej disa ditësh lajmi i mosmarrveshjeve midis Taulant Xhakës dhe trajnerit De Biasi është bërë tema kryesore në media, ndaj ne kemi vëndosur të shkruajmë për lojtarin më “funny” të Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn. Mërgimi mungoi në ndeshjen kundër Italisë për shkak të dëmtimeve të fundit që ka pësuar dhe sigurisht që edhe në fushen e lojës u ndje mungesa e tij.

Mavraj shpesh herë të jep përshtypjen e një njeriu  serioz që rrallë i buzëqesh buza, në fushë është një lojtar me grindë dhe shpesh herë nevrik,  e në anen tjetër një besimtar i devotshëm i cili të bën të mendosh se është strikt dhe “i ngurtë”.

Por, jo!

Mërgimi është një shakator dhe shumë elastik duke shkaktuar shpesh herë të qeshura. I merr gjërat me sportivitet dhe nuk është qejfmbetës. Kjo mund të vërtetohet mjaft qartë edhe në postimet që bën në rrjete sociale. E ndërsa për ata që e mbajnë mend kur Kombëtarja u kthye nga Franca, Mërgimi ishte një nga lojtarët që u argëtua pafund me fansat që kishin dalë në mes të vapës t`i prisnin dhe që u bë dhe “i preferuari” i disa të tjerëve të cilët ende nuk e njihnin nga afër lojtarin.

Mërgim, je njësh. Shërohu shpejt dhe riktheju Kombëtares./Politiko.al

 

 

Të fundit