Flash News

KRYESORE

Ky është ministri i ri i Jashtëm i Britanisë së Madhe

Ky është ministri i ri i Jashtëm i Britanisë së Madhe

Ministri birtanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt u emërua dje në mbrëmje ministër i Punëve të Jashtme pas dorëheqjes së euroskeptikut, Boris Johnson, i cili ishte në kundërshtim me orientimet e kryeministres, Theresa May në  çështjet e Brexit, njoftoi “Downing Street”.

“Mbretëresha është e lumtur të miratojë emërimin e (…) Jeremy Hunt si ministër të Punëve të Jashtme dhe të Komonuelthit”, njoftoi zyra e May në një komunikatë.

Jeremy Hunt kishte mbështetur qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian. Përveç Shëndetësisë, Hunt ka mbajtur më parë edhe postin Sekretarit të Kulturës.

Të fundit