Flash News

KRYESORE

Ky është “ministri i tepsisë” që Rama e mori me vete në Trieste por e zhduku nga çdo publikim

Ky është “ministri i tepsisë” që Rama e mori me

Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe një herë tjetër farsën e programit të tij për “pastrimin” e administratës nga të korruptuarit dhe njerëzit e “tepsisë”, që janë futur gjatë kohës kur vendi u drejtua nga koalicioni PS-LSI.

Në delegacionin e Shqipërisë në Samitin e Triestes, që kryesohej nga kryeministri Rama, ishte pjesë edhe ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj. Dervishaj është përfaqësues i LSI, të cilën Rama e konsideron parti të ‘tepsisë’ dhe të prekur nga kanceri anti-shtet. Kryeministri u mundua që ta zhdukte ministrin Dervishaj nga çdo publikim që ai bëri në rrjetet sociale, megjithatë kjo foto tregon se zyrtari i LSI-së ka qëndruar pas shpinës së Ramës gjatë samitit.

Ndërkohë, Dervishaj akuzoi gjatë fushatës PS dhe PD për “monizëm bipolar”, ndërsa Ramën e konsideronte arrogant.

Brenda pak muajsh, Rama me Dervishin kanë punuar së bashku, kanë shpërblyer njëri-tjetrin, janë sharë, kanë hedhur akuza, dhe sot përfaqësojnë sërish Shqipërinë bashkë, a thua sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Si ndryshoi në mënyrë radikale qëndrimi i kryeministrit Mustafa për tregun ballkanik

Të fundit