Flash News

KRYESORE

Ky është modeli i flokëve më “In” për momentin

Ky është modeli i flokëve më “In” për

Balayage dhe layage, është lyerja dy-ngjyrëshe që na ka magjepsur të gjithave.

Ombre vazhdon të jetë në modë dhe aplikohet nga shumë femra por tani trend ii momentit është “balayage” që do të thotë të punosh më hollë me lyerjen e shatushit.  Dritan Doçi, ose siç thërritet ndryshe “Tani i Diversos” është parukieri i preferuar i vajzave që duan të lyejnë flokët dy-ngjyrëshe.

Tani është nga Elbasani, 38 vjeç dhe ka 3 vjet që është kthyer në Shqipëri, pas një eksperience 20 vjeçare jashtë Shqipërisë. Tani ushtron aktivitetin e tij në Tiranë, pas një eksperiencë shumë të suksesshme që pati në Elbasan, ku talenti i tij mori famë për shkak të rrjeteve sociale.

Sipas Tanit, tendenca e kohës vazhdon të mbetet dyngjyrëshi, por me reflekse më të zbutura, drejt natyrales. Stili i punës që aktualisht kërkohet më shumë në sallon është një teknikë e personalizuar, një ndërthurje e shatushit dhe ombrè-s, i cili preferon t`i thotë “shambrè”.

“Edhe këtë vit, ashtu si vitin që kaloi, preferohen prerjet e gjatësisë mesatare. Ndërsa përsa i përket nuancave, ngjyrat që do të jenë në modë këtë pranverë-verë 2017 janë: golden-broën, blorange, rose, rose-gold. Sigurisht, këto nuance janë të preferuara në teknikat: ombre, balayage dhe shatush, teknika të cilat kanë gjetur një interes të madh tashmë, në pjesën dërrmuese të mbarë klienteve në territorin Shqiptar, pasi siç dihet, femrat shqiptare janë ndjekëse të rregullta të modës dhe trendeve të momentit, kryesisht atyre përtej detit, në Itali,”- tregon Tani për Politiko.al

Ja disa nga lyerjet që ka kryer Tani:

[gallery ids="937,939,940,938,945,944,946,943,942"]

Të fundit