Flash News

KRYESORE

Ky është "shkrimtari" dhe artisti i vetëm në Parlamentin e ri

Si asnjëherë tjetër më parë, në historinë 96-vjeçare të parlamentarizmit, ky parlament nuk ka në gjirin e vet asnjë shkrimtar, asnjë artist. Konkurruan Preç Zogaj nga PD, Ben Blushi nga LIBRA dhe Sotriaq Bratko nga PS, por të tre nuk patën fatin të ulen në karrigen e deputetit. Por, përfaqësuesi i vetëm dhe më “i shquar” i shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, nga 140 deputetët e rinj të të gjitha forcave politike do të jetë kryeministri, Edi Rama.  Gjatë këtyre viteve ka shfaqur cilësi të tjera artistike, si p.sh, shkimtar, ku ka shkruar edhe 'kryeveprën' e tij, “Kurbani”, e përkthyer në dy-tre gjuhë të huaja dhe që, sipas tij, ka pasur shumë fitime. Po ashtu është prezantuar si piktor i talentuar, ku ka hapur disa ekspozita në galeritë e mëdha të botës, deri në Kinën e largët dhe ka shitur mjaft prej punëve të tij, të cilat, edhe ato, i kanë sjellë shumë fitime. Njëherësh ka demonstruar cilësi të rralla si aktor humori, jo vetëm në shfaqjet publike që ka dhënë në çdo katund si gjatë fushatës, ashtu edhe për ndarjet e tapive, apo edhe si aktor serioz, pasi ka intepretuar në disa spote të ideuara prej tij. Njëherëshe dhe në fushën e muzikës është shfaqur si këngëtar apo edhe si instrumentist, duke i rënë dajres… Pra, në këtë lesgjislaturë, Edi Rama do të përfaqësojë të gjithë artistët dhe shkrimtarët e vendit. E vetmja gjë që i mungon është titulli “Mjeshtër i madh” …

Të fundit