Flash News

KRYESORE

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Belgjikë, zbulohet identiteti i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet të Belgjikës, ku një shqiptar është ekzekutuar në mënyrë mafioze në natën e së martës. Mediat belge flasin për një shtetas shqiptar të ekzukutuar në një kafene në Saint-Denis në Forest. Bëhet fjalë për një 31- vjeçar i cili u vra me dy plumba nga persona që ende janë të paidentikuar nga Policia. Sipas mediave belge Niko K. 31- vjeç me origjinë shqiptarë punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi vrasja. Por më vonë është zbuluar identiteti i vërtetë i shqiptarit të ekzekutuar me dy plumba në Belgjikë. Refereruar mediave belge “BalkanWeb” raporton se ai quhet Kreshnik Gjini, 31 vjeç ndërkohë që përdorte një identetitet të rremë duke u paraqitur me si Niko K.  31-vjeçari shqiptar është ekzekutuar në Belgjikë me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar nga policia mëngjesin e së martës në Saint-Denis në komunën e Forestit.

Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje dy gëzhoja të shkrehura nga arma me të cilën u vra 31-vjeçari. Gëzhojat dhe provat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në laboratorin e policisë federale për t’u ekzaminuar

Sipas një dëshmitari në vendngjarje Kreshnik Gjini ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier, kur pranë tij janë afruar dy autorët e maskuar që pasi e kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.

“Viktima vdiq në vend, pas dy të shtënave që ai mori”, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Wymersche, në një deklaratë.

Në Belgjikë jeton një komunitet i madh shqiptarësh, të vjetër e të rinj, por pas vitit 1991 numri dhe problemet e tyre janë shtuar shumë.

Të fundit