Flash News

KRYESORE

Ky është shteti i parë i NATO-s që emëron në krye të ushtrisë një grua

Ky është shteti i parë i NATO-s që emëron në krye

55-vjeçarja Alenca Ermenc është bërë gruaja e parë në NATO që zgjidhet në krye të ushtrisë.

Sllovenia e ka përzgjedhur Ermenc bazuar në eksperiencën dhe kontributin e saj për krijimin e një ushtrie profesioniste.

Alenka Ermenc, 55 vjeç, e emëruar Komandante e Përgjithshme e Forcave të Armatosura është e vetmja që ka një post kaq të lartë në 29 vendet anëtare të NATO-s. Ajo u zgjodh në bazë të eksepriencës si komandante e një njësie të ushtrisë sllovene, për kontributin e saj në krijimin e një ushtrie profesionale dhe për formimin e saj civil dhe ushtarak.

Ashtu si ndodh shpesh, emërimi i një gruaje vjen në një moment krize dhe në fakt Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, u shpreh se pret që Ermenc të përmirësojë situatën e forcave të armatosura kombëtare.

Të fundit