Flash News

KRYESORE

Ky është snajperi me të cilin u qëllua Ardian Çapja

Ky është snajperi me të cilin u qëllua Ardian Çapja

Dje, duket se Elbasani i është rikthyer atentateve dhe konflikteve mes fiseve të përfshira në ngjarje kriminale.

Ardian Çapja, një emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare u qëllua në distancë me armë zjarri të llojit snajper, por për herë të tretë i shpëtoi sërish edhe këtij atentati.

Aktualisht, 55-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi mori një plumb në shpatull.

Pas ngjarjes, në zonën Fushë-Mbret në Elbasan një makinë u përfshi nga flakët dhe pas neutralizimit të flakëve, në brendësi të saj u konstatua një automatik modifikuar si snjaper i cili dyshohet se është e autorëve. Këta të fundit ende nuk janë identifikuar.

Deri tani, policia ka kryer vetëm shoqëria dhe ende nuk ka persona të identifikuar.

Lexo edhe: “Atentatori i Ardjan Çapjas, qitës specialist”, Hoxha: Kush mund të realizojë qitje nga 250 distancë

Të fundit