Flash News

KRYESORE

Ky është spanjolli që shkroi 1000 faqe mbi Ismail Kadarenë

Ky është spanjolli që shkroi 1000 faqe mbi Ismail Kadarenë

Jose Carlos Rodrigo Breto është eksperti më i madh spanjoll mbi punën e Kadaresë. Tema e doktoraturës e këtij burri spanjoll titullohet “Ismail Kadare dhe Strategjia e Madhe”, dhe janë gati 1000 faqe që i janë kushtuar shkrimtarit më të madh shqiptar, disa herë favorit për çmimin "Nobel".

Siç e përshkruajnë mediet spanjolle, puna e Rodrigo Breto është fascinuese, një punë shkencore, e cila nuk i është atribuuar asnjëherë Kadaresë më parë.

“Janë gjithsej pesë vite punë në këtë temë timen mbi Kadarenë. Vitin e fundit kam shkruar, ndërsa vitet tjera kanë qenë vetëm kërkim dhe analizim i veprave të Kadaresë” tregon Breto. Ai ka hapur edhe një blog online, ku tregon mbi analizat që i bën veprave të Kadaresë.

“Kadare i ka shpëtuar komunizmit me anë të letërsisë. Është shkrimtar paradoksal, unik. Puna e tij të shpëton prej totalitarizmit, por edhe të fut në totalitarizëm. Nëse do të shkruante në kushte të ndryshme, ndoshta nuk do të ishte i suksesshëm, por talenti është talent”, - tregon Breto.

Breto është vetë novelist, ndërsa tema e tij po pret të redaktohet. Ai është gati për t'u bërë "Doktor i shkencave" në Estudios Literarios në Madrid. Ai ka lindur në vitin 1967. "Kultplus"

Të fundit