Flash News

KRYESORE

Ky është vendi më i ndotur në botë

Ky është vendi më i ndotur në botë

Jemi mësuar duke lexuar lajme për vendet më të bukura në botë, për plazhet më të bukura, alpet e me radhë. Por a keni menduar ndonjëherë se cili është vendi më i ndotur në botë?

Bëhet fjalë për një ishull të pabanuar në Paqësorin e Jugut, i cili ka dëndësinë më të madhe të mbeturinave plastike se kudo tjetër në botë. Ishulli Henderson, pjesë e arkipelagut “Pitcairn” që i përket Mbretërisë së Bashkuar, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarë britanikë dhe australianë, në plazhet e ishullit gjenden 37.7 milionë copa mbeturinash nga më të ndryshmet.

Edhe pse nuk ka banorë, ishulli i pafat gjendet në mes të një rryme oqeanike dhe kjo do të thotë se grumbullon pjesën më të madhe të mbeturinave nga anijet dhe Amerika e Jugut.

Sipas shkencëtarëve, ishulli është shembulli perfekt sesi mbeturinat plastike kanë ndikuar në ambient në një shkallë globale.

Të fundit