Flash News

KRYESORE

Kylian Mbappe, lojtari francez më i mirë i vitit

Kylian Mbappe, lojtari francez më i mirë i vitit

Revista prestigjioze franceze "France Football", ka shpallur sulmuesin Kylian Mbappe si futbollistin më të mirë francez për këtë vit.

Për 20-vjeçarin viti 2018 ka qenë një vit i suksesshëm, ku arriti të shpallej kampion bote me përfaqësuesen francez, titulli kampion i Francës dhe trofetë e fituar në Kupën e Francës dhe të Ligës.

Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja prestigjioze ‘L’Equipe’, Mbappe ka shënuar 34 gola në të gjitha kompeticionet, 25 nga të cilët me Paris Saint Germainin dhe 9 me kombëtaren e Francës.

Në 3 dhjetor ai fitoi çmimin si Lojtari i ri më i mirë i vitit, që këtë vit u akordua për herë të parë, edhe ky një çmim i dhënë nga "France Football"

Të fundit