Flash News

KRYESORE

Kylie Jenner kthen në trend modelin e urryer të pantallonave

Kylie Jenner është kthyer në 21-vjeçaren më të ndjekur në botë, influencon të rinjtë dhe çdo gjë që bën i kthen asaj mbrapsht të ardhura.

Kylie Jenner është fotografuar dje teksa po shkonte në koncertin e partnerit të saj, Travis Scott, në New York dhe ajo që ra në sy ishin pantallonat e saj ngjyrë portokalli e ndezur. 

Pantallonat ishin me bel të lartë dhe me një zinxhir para por më shumë u vërejt modeli i tyre poshtë gjurit. Ato vinin paralel dhe nuk ishin të ngushta apo të kthyera (të shkurtuara poshtë) por në gjatësinë që i ka blerë, Kylie i ka veshur duke ju dhënë një rrudhë poshtë por pa i kthyer.

Në përgjithësi, femrat e urrejnë t`i veshin pantallonat në këtë mënyrë, por Kylie ka guxuar dhe mund të themi se shumë shpejt ky model do të kthehet në trend.

Të fundit