Kylie Jenner ofron 1 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit

Shumë vende të botës janë izoluar për shkak të COVID-19 dhe gjendja është në shifra të larta prekjesh nga koronavirusi edhe në Amerikë. Edhe pse thuajse të gjithë janë të pushtuar nga frika, sensibilizimi ka qenë i lartë.

Njerëzit e pasur kanë dhuruar para për të gjetur kurën, kanë dhuruar pajisje apo edhe kanë rregulluar spitale. Kështu ka vepruar dhe Kylie Jenner duke dashur t`i bashkohet të gjithë atyre që kanë dhënë pak apo shumë në këtë luftë.

Miliarderja 22-vjeçare ka dhuruar 1 milionë dollar megjithatë ndihmën e saj ajo nuk ka dashur ta bëjë publike.P or, doktoresha e Kylie nga gëzimi e ka ndarë lajmin me të gjithë. Ajo e ka cilësuar gjestin si të jashtëzakonshëm, pasi në këtë periudhë çdo ndihmë sado e vogël është shpresë.