Flash News

KRYESORE

KZAZ-të Tropojë e Kukës/ Ndalohen dy të shpallurit në kërkim

KZAZ-të Tropojë e Kukës/ Ndalohen dy të shpallurit në

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që ishin shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në KZAZ-në nr. 09 Tropojë dhe KZAZ-në nr.11 Kukës, në datën 19 dhe 20 qershor 2019.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë.

Shkaku i ndalimit si i dyshuar është bërë me akuzën për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Po ashtu, specialistët bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim; L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Të fundit