Flash News

KRYESORE

La Francën për Shqipërinë, Mariza Ikonomi flet për shkakun e ndarjes

La Francën për Shqipërinë, Mariza Ikonomi flet për

E ftuar në emisionin “Chic” të moderatores Fjodora Fjora këtë herë ka qenë këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë Mariza Ikonomi..

Mariza foli për dashurinë për Francën, nga vendi ku sapo është kthyer, por gjithashtu dhe se sa shumë e do Tiranën.

E pyetur nga moderatorja se mos u kthye nga Franca për dashurinë që mund të kishte lënë në Tiranë, Mariza u shpreh, “Jo Jo! Përkundrazi, më duhej të ndahesha pasi u ktheva në Shqipëri”, duke lënë kështu të nënkutojë që ka patur një histori dashurie në Francë.

Mariza është pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”, duke na zbuluar kështu edhe një pasion që ka për kërcimin. Mariza tregoi se tashmë është edhe drejtuese e një emisioni ‘Me Marizën’, një pasion të cilin se dinim që e kishte për televizionin.

“Baleti ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri një ëndërr e parealizuar dhe kur më ftuar në Dancing Ëith the Stars e pranova me kënaqësi. Pavarësisht se unë kërcej në çdo pub, apo në klub kur dal, të kërcesh me profesioniste është tjetër gjë, është një eksperiencë e mrekullueshme. Partnerin që kam në spektakël e kam shumë të mirë, jam e dashuruar profesionalisht me të. Më kupton shumë mirë. Kërcimin aty e shijoj shumë sidomos kur duhet të kërcejë Samba, është një antistres një kënaqësi e paparë”,- u shpreh këngëtarja.

Video: Minuta 3

Të fundit