Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
La Gazzetta dello Sport / Edi Reja rrëfen Shqipërinë: Duka më bindi me verë. Çfarë pritet në 2020
Edi Reja ka pasur një impakt mjaft mbreslënës tek Kombëtarja shqiptare, sidomos pas asaj atmosfere të vakët humbjesh të njëpasnjëshme që la tekniku Panuçi.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, Reja e nis me një bilanc të ndeshjeve të kombëtares, duke theksuar faktin se kombëtarja e ka gjetur dëshirën për të luftuar.
“Humbëm në Islandë ishte e pamerituar, ata goditën vetëm një herë kuadratin duke shfrytëzuar një neglizhencë të mbrojtjes. Më pas mposhtën Moldavinë, më thanë që kishin kohë që nuk shihnin një ndeshje të tillë. Skuadra ka gjetur dëshirën për të luftuar, edhe njerëzit ishin të kënaqur”, thotë Reja për të përditshmen italiane.
A nuk e kishe mbyllur?
Isha i lodhur duke drejtuar klube, pas Atalantës kam refuzuar disa oferta nga Udinese, Benevento e Verona, doja ta mbyllja karrierën duke hequr një peng të fundit, të drejtoja një përfaqësuese. Kur më mori Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare, e pranova menjëherë. Jam në formë, trupi më përgjigjet.
Çfarë të premtoj Duka?
Më tha se do të provoja verën që prodhon afër Durrësit.
Keni firmosur për 6 ndeshje. Më pas?
Pas kualifikueseve do të shohim, ekzistojnë kushtet për të vazhduar.
Sa mundësi keni për tu kualifikuar në Europian?
Do ta provojmë, do të jetë e vështirë. Do të luajmë gjithçka në Turqi.
Dossena, De Biasi, Panuçi, Reja: përse shqiptarëve u pëlqejnë trajnerët italianë?
Sepse jemi afër dhe e kuptojnë gjuhën tonë.
A po e mësoni shqipen?
Njoh mjaftueshëm sllovenishten dhe kroatishten dhe besoj se mjafton. Në fakt nuk kuptoj asgjë. Për fat të mirë thuajse të gjithë lojtarët flasin italisht, dhe për aq sa më duhet, më ndihmojnë Bulku dhe Salihu. Ëngjëjt e mi mbrojtës.
Çfarë ka lënë De Biasi?
Konsiderohet një hero sepse ia ka dalë ta realizojë objektivin për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian., duke mundur Francën dhe Portugalinë në ndeshjet kualifikuese.
Panuçi keq...
Nuk e njoh si rast, më duket se ka pasur një qasje të gabuar me ambientin.
Si luan Shqipëria?
E kam nisur me 3-5-2 me dy sulmues roli ndërmjet Sadikut, Cikalleshit, Balaj dhe Uzunit. Jam përpjekur gjithashtu ti jap pak stabilitet në mbrojtje.
Cilët janë më të fortët?
Janë ata që luajnë në Itali, si Hysaj dhe Veseli.
Politiko.al
https://www.gazzetta.it/Calcio/Estero/25-06-2019/reja-riparte-73-anni-nuova-vita-albania-340351680060.shtml