Flash News

KRYESORE

La gjurmë në Botëror, çfarë thotë ish i dashuri për Era Istrefin

La gjurmë në Botëror, çfarë thotë ish i dashuri

Era Istrefi padyshim ka lënë gjurmë në Botërorin e 2018-s. Me zërin e saj ajo ka shoqëruar tifozët në mbarë botën përgjatë një muaji.

Performana e Era Istrefit mbrëmjen e djeshme krah Nicki Jam dhe Will Smith me këngën “Live It Up” në finalen e Botërorit “Francë-Kroaci” do mbahet mend gjatë.

Mes familjarëve, personave publikë e dy këngëtareve Rita Ora e Dua Lipa, edhe ish i dashuri i saj Fatjon Shoshi ka  disa fjalë për Erën. Në një prononcim për Insajder, Fatoni shprehet: “Ndihem shumë i lumtur që Era ka qenë pjesë e ekipit tim. Performancë e mirë dhe jam krenar që një kosovare ka arritur kaq shumë”.

Shoshi qe menaxher i Erës deri në vitin 2017, ku dhe Era u nda prej tij për të vazhduar e vetme.

Të fundit