Flash News

KRYESORE

La jashtë listës Balotellin, Raiola kritika ndaj trajnerit Di Biagio

La jashtë listës Balotellin, Raiola kritika ndaj trajnerit Di Biagio

Trajneri i përkohshëm i Italisë, Luigi Di Biagio ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion në miqësoret kundër Argjentinës dhe Anglisë, por ai ka lënë jashtë sulmuesin Mario Balotelli.

Kjo gjë i ka ngritur ‘nervat’ menaxherit të Balotellit, Mino Raiola-s i cili ka shpërthyer kundër trajnerit të Italisë duke iu drejtuar me pyetjen: “Çfarë duhet të bëjë një lojtar për të luajtur në ekipin kombëtar?".

Në një intervistë për “Radio 24”, ai është shprehur se ndihet i zhgënjyer më këtë veprim të Di Biagios, dhe se ekipi kombëtar duhet të përfaqësohet nga më të mirët.

"Ne jemi të zhgënjyer me këtë veprim. Jemi edhe më të zhgënjyer me shpjegimin që morëm publikisht sepse nuk kemi folur me askënd. Nëse Di Biagio thotë se numrat nuk llogariten për një sulmues atëherë skuadra kombëtare është e mbyllur për lojtarë si Balotelli. Ne kemi një federatë që punon pa një plan, pa një ide për të ardhmen. E përsëris, jemi të zhgënjyer dhe nuk e kuptojmë se çfarë duhet të bëjë një lojtar për të shkuar në ekipin kombëtar. Ekipi kombëtar duhet të përfaqësohet nga më të mirët, kështu që nëse nuk shkon mirë atëherë nuk i kuptojmë kriteret”, ka deklaruar Raiola.

Përfaqësuesja italiane do të ketë dy teste mjaft të vështira, ku në 23 mars do të përballet me Argjentinën , ndërsa 4 ditë më vonë me Anglinë.

Të fundit