Flash News

KRYESORE

LA Lakers i jep lamtumirën Kobe Bryant

Mbrëmë në në Staples Center në Los Angeles. LA Lakers kanë luajtur kundër Portland Trail Blazers. Kjo ndeshje ka qenë ndryshe nga çdo herë tjetër, e mbushur me emocione dhe lot, pasi iu dha lamtumira Kobe Bryant. LA Lakers është ekipi ku Kobe Bryant ndërtoi karrierën e tij dhe mbrëmë në vendet ku ai me të bijën Gianna-n, uleshin, u vendosen fanellat e tyre dhe trëndafila të kuq. Shumica e të pranishmëve mbanin veshur fanella dedikuar Kobe-s, legjendës së basketbollit që humbi jetën mëngjesin e së dielës bashkë me të bijën 13-vjeçare. Të dy numrat që8 dhe 24 që Kobe ka mbajtur gjatë karrierës së tij, qëndronin në mes të sallës. LeBron James ishte ai që mbajti fjalimin hapës dhe në fillim shprehu ngushëllimet e thella për 9 personat që humbën jetën, emrat e tyre u shfaqën dhe në monitor. “Unë e di se në një moment do të kemi një memorial për Kobe. Por unë dua ta shoh si festë këtë ndeshje sot. Kjo është një festë për njëzetë vitet me gjak, djersë dhe lot; ulje, ngritje, orë të panumërta, vendosmëri për të qenë aq i madh sa ishte. Sonte, ne festojmë për atë djalin e ri që erdhi këtu në moshën 18-vjeçare dhe u tërhoq kur ishte 38 vjeç dhe u bë babai më i mirë që kemi patur këto tre vitet e fundit. Sonte është një festë.”

Të fundit