Flash News

KRYESORE

La Liga/ Reali fiton e rikthehet në vend të parë, ndiqet nga Atletico (video)

La Liga/ Reali fiton e rikthehet në vend të parë, ndiqet nga

Real Madridi mundi me rezultatin 2-0 Osasuna-n dhe rikthehet në krye të klasifikimit në La Liga.  Në stadiumin “Bernabeu” janë vendimtarë golat e Vinicius-it në të 36' dhe të Rodrygo-s në të 72'.

“Los Blancos” ndiqen nga kushërinjtë e Atletico Madridit, që fitoi po ashtu 2-0 ndaj Mallorca-s në transfertë, me gola të Diego Costa-s në të 28' dhe të Joao Felix në të 65'. Morata bëri një çmenduri pasi u ndëshkua me karton të kuq pas 10 minutash që ishte futur në lojë.

Athletic Bilbao barazoi 1-1 me Leganes kurse Valencia barazoi 3-3 me Getafe-n.

Të fundit