Flash News

KRYESORE

La mandatin e deputetit, Paloka: U vërtetuan akuzat e PD për Tahirin

La mandatin e deputetit, Paloka: U vërtetuan akuzat e PD për Tahirin

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama se vijon të lerë të lirë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, pasi ka kapur tërësisht sistemin e drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka thekson se Tahiri vijon të endet i lirë pasi kanë një marrëveshje për mbrojtjen e njëri-tjetrit.

“Çdo minuta që kalon nga dorëzimi i mandatit të Tahirit vërteton se ky është një lojë e tij dhe kapos tij me përpjekje për t’ju hedhur hi syve shqiptarëve.

Rama mendon se me këtë veprim do të mashtrojë ata që i ka kërkuar kokën e Tahirit si një nga kushtet e negociatave, por mendon se do mashtrojë edhe shqiptarët. I merr për naivë dhe budallenj, ska njeri që e besoj se kati i Tahirit ishte akt i pavarur dhe i kryer në padijeni të Ramës.

Në fakt, me këtë akt s’do bëjnë gjë tjetër veçse do vërtetojnë se ky zotëroi ka kapur drejtësinë. Çfarë ka ndodhur në 6 muaj kur prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, e sot ky i fundit bredh i lirë.

Prokuroria me faktet që kishte dhe ajo e Katanias kërkoi në parlament arrestimin e Tahirit, nuk u lejua nga Rama, duke bllokuar drejtësinë. Sot 6 muaj pas kësaj kërkese, te vetmet ngjarje që kanë ndodhur kanë qenë kapia e Orest Sotës me 900 mijë euro kesh dhe dy patentat e skafeve të Tahirit. Patentat e gjetura vërtetojnë se akuzat e PD ishin të drejta”, u shpreh Paloka.

Fjala e plotë:

Të fundit