Flash News

KRYESORE

La në burg 11 protestues, gjykatësja është bashkëshortja e drejtuesit të Policisë së Shtetit

Alma Ahmeti është gjykatësja që mori sot vendimin për të lënë në burg 11 të arrestuarit që morën pjesë në protestën e Kukësit, ku u shkatërruan sportelet e pagesës në ‘Rrugën e Kombit’.

Por, gjykatësja rezulton se është bashkëshortja e një prej drejtuesve të policisë, Erjon Ahmetit, shef i Policisë Rrugore në Tiranë. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, gjyqtarja Ahmeti duhej të dorëhiqej nga kjo çështje për shkak se vendimi i saj do të paragjykohet.

Reagimi i Manjanit:

Lexojeni vetë pikën ë të paragrafit 1. Është neni 17 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj.

Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit!

Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten...

Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje!

Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar!

E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lirë...

Të fundit