Flash News

KRYESORE

La spitalin, Johnson falenderon mjekët: Më shpëtuan jetën

La spitalin, Johnson falenderon mjekët: Më shpëtuan jetën

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, pasi la spitalin “St Thomas” ku u kurua për koronavirus, mbajti një video-mesazh nga shtëpia e tij. Ai falenderoi mjekët e spitalit për shërbimin që i bën gjatë ditëve që ishte në terapi intensive.

Johnson u shpreh se “mjekët rrezikuan jetën e tyre duke u përballur me virusin vdekjeprurës”. “Sot u largova nga spitali pas një jave ku mjekët më shpëtuan jetën time, pa dyshim. Është e vështirë të gjesh fjalë për të shprehur mirënjohjen time.

Por para së gjithash dua të falenderoj gjithë Mbretërinë  e Bashkuar për përpjekjet dhe sakrificën që keni bërë dhe po bëni. Unë ju falenderoj sepse miliona e miliona njerëz në këtë vend kanë bërë gjënë e duhur”, tha Johnson.

Të fundit