Flash News

KRYESORE

La të miturën të mbytej në det, arrestohet 25- vjeçari në Velipojë

La të miturën të mbytej në det, arrestohet 25-

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për 17- vjeçaren që u gjet dje e mbytur në Velipojë.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Velipojë, ku 17-vjeçare u gjet ditën e djeshme e mbytur në breg të detit. Pas hetimeve, policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar i identifikuar si Indrit Bajraktari.

Mësohet se, 25 vjeçari kishte hyrë në det me motorin e ujit së bashku me vajzën dhe ishte kthyer pas dy orësh pa motor uji në breg duke lënë të mbytur 17- vjeçaren.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin ujor, ndërsa mbi të riun rëndojnë veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Të fundit