Ikja e moderatorit Turjan Hyska nga Vizion Plus në Klan Plus bëri bujë në media.
Këngëtari la median për të cilën kishte punuar për 14 vite duke u bërë pjesë e Klanit. Në një intervistë për Tirana Post, Turi ka treguar dhe momentin e largimit nga zyra.
“I kam dorëzuar të dyja zyrat por jo si nëpër filma! Çova asistentët të marrin gjërat e mia dhe kaq. Momenti i dorëheqjes ishte ndër momentet me emocionale që kam kaluar në jetë! Nuk e prisja që të mallëngjehesha por ja që ndodhi! Në çdo cep të dy institucioneve kam nga një kujtim! Jane 14 vite jetë intensive, të mbushura plot me ngjarje që kanë shenjuar formimin tim personal dhe profesional”, shprehet moderatori.
Më tej Turi shton se me largimin e tij nuk pati hatërmbetje. “Konikti sjell dhunë dhe dhuna regres… Kanë qenë e janë fantastikë, njerëz që do t’i kem xhan gjithmonë”, u shpreh më tej moderatori.
Sa i përket “Apartamentit 2XL”, Turi është shprehur, “ Apartamenti 2xl është një ndër gjërat më të dashura nga gjithë prodhimet e mia! Eshtë një eksperiment që nisi veç me katër aktore dhe që më vonë u kthye në një brand super të suksesshëm… Eshtë produksion i imi dhe gjithë stafi do më bashkohet në Klan. Jemi një familje dhe lëvizim bashkë”.
Më tej Turi ka treguar për Tirana Post se në Klan HD do realizoj dy projekte gjigande, një ndër ta ‘upgrade’ i Apartamentit 2XL , ndërsa tjetrin nuk ka dashur ta zbulojë.
“Ndërkohë me Klan Plus (i cili do ndryshojë dhe emër), si drejtor i përgjithshëm pas premtimit të Sandër Frangajt shpresoj që të hyjmë fort në tregun e televizioneve gjeneraliste! Ky kanal nuk do jetë më një zgjatim i Klan por një konkurrent i denjë në treg! Të paktën kjo është ambicia ime…”, është shprehur më tej Turi.
Discussion about this post