Flash News

KRYESORE

Labinot Tahiri bën thirrje për ndihmë: Deputetë, bashkojuni nismës

Labinot Tahiri bën thirrje për ndihmë: Deputetë, bashkojuni

 Këngëtari i njohur Labinot Tahiri përveç muzikës kohët e fundit po njihet dhe për nismat e bamirësisë që ka ndërmarrë. Ai ka ndihmuar një numër të madh nevojtaresh me vlerë materiale apo edhe monetare.

Rasti të cilit ai i ka vënë shumë rëndësi këtë herë është ai i një vajze nga Podujeva. Babai i vajzës kërkon ndihmë pasi i duhen 17.000 euro për të kuruar të bijën.

Në statusin e tij në facebook  kërkon edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ti bashkohen kësaj nisme duke dhënë qoftë edhe 10 EU.

Statusi i plotë

Rast i rëndë...! Mirëdita të dashur njerëz, shpresojë se jeni mirë të gjithë.

Unë do të veproj sipas asaj që e thash para pak ditëve, se Rrogen time vlerë 1200 EU, do ta jap për ndonje rast të veqant! Tani ndjej obligim që për këtë fëmijë në gjendjje të rëndë ta dhuroj rrogën time të cilën e marrë si meditje nga Parlamenti jonë. Vajza vuan shumë dhe është nga Podujeva!

Unë i lus të gjithë Deputetët e Kuvendit tonë, ne rastëse kanë mundesi nga 10 euro e deri ku ju thot shpirti, ta ndihmojmë këtë vajzë se kjo mund të është femijë i yni siq i kemi nëpër familjet tona. Unë isha, jam dhe do mbetëm i tillë të veproj aty ku tupani rrah për ata që kanë vesh. Këtë mundesi e kam dhe këtë po e bëj duke bërë apel edhe tek të gjith njerëzit që ta ndihmojmë këtë engjull.

Vajzes i duhen 17.000 euro vlerë..! Unē po e nisi ndihmen ndersa kush do që ka mundesi ta përfundojnë këtë kerkesë te babait të saj

Me respekt, Labinot Tahiri

Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

 

Të fundit