Flash News

KRYESORE

Laborator droge në Itali, arrestohet 35 vjeçari shqiptar

Laborator droge në Itali, arrestohet 35 vjeçari shqiptar

Policia italiane e Milanos ka arrestuar një 35 vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafik droge të tipit heroinë. Në zotërim të tij janë gjetur rreth 2.5 kg heroinë e 6 kg lëndë përzierje për përgatitjen e dozave të drogës.

Prej muajit qershor, policia italiane ishte vënë në gjurmët e trafikantit shqiptar, i cili rezulton i martuar në Shqipëri e me qëndrime të shpeshta në qytetin e Milanos. Pas një kontrolli rrugor në çantën e 35 vjeçarit është gjetur 1 kg e gjysëm heroinë e konfeksionuar në dy pako.

Ndërsa në banesën e tij është zbuluar një laborator i vërtetë heroinë ku është sekuestruar një tjetër sasi droge prej 1 kg e gjysmë heroinë, instrumentat për përgatitjen e saj si dhe rreth 6 kg lëndë përzierëse. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 8 mijë euro cash.

Dozat e heroinës të përgatitura nga shqiptari shiteshin më pas në një zonë pyjore të Milanos e frekuentuar nga përdoruesit e drogës.

Të fundit