Flash News

KRYESORE

Laboratori i drogës në Has, arrestohet një biznesmen

Laboratori i drogës në Has, arrestohet një biznesmen

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja sa i takon zbulimit të laboratorit ku përpunohej heroinë në Has. Në një raportim për ‘News 24’ Lala tha se është arrestuar edhe një person tjetër, duke e çuar në 6 numrin e të ndaluarve.

Lala tha se në pranga ka rënë një biznesmen turk ndërsa nuk dihet roli i tij.

“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. A ka thënë se ka pasur kontakte me një person për shfrytëzuar ambientin për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emirin e tij. Barushi bënte linjën e elektricitetet. Në pranga edhe një biznesmen turk, i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve”, tha Lala teksa bëri të ditur që të arrestuarit pritet të dalin nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Të fundit