Flash News

KRYESORE

Laboratori i drogës në Has, reagon Policia e Shtetit

Laboratori i drogës në Has, reagon Policia e Shtetit

Pas lajmit që qarkulloi në media për zbulimin e Laboratorit të Kokainës në Has, ka reaguar Policia e Kukësit duke dhënë disa detaje nga ngjarja.

Në një deklartatë publike, policia njofton:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është zbuluar një objekt që dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta. Për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligj zbatuese në ditët në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit”.

Zbulohet laboratori i heroinës në Has, të përfshirë shtetas të huaj

Të fundit