Laçi e Kukësi me goleadë, Bylisi shtang Tiranën

Bylisi është surpriza e bukur e këtij kampionati. Ekipi ballshiot fitoi me rezultatin 3-1 duke futur në krizë Tiranën. Bendasit shënuan me anë të Goxhajt dhe Guindos në pjesën e parë. Dunga ngushtoi diferencën në pjesën e dytë, por në fund vendasit vulosën gjithçka me anë të Celis.

Kukësi ka shpërthyer ndaj Luftëtarit. Ekipi i Shpëtim Duros fitoi me rezultatin 4-1. Ethemi, dy herë Shkurtaj dhe Rroca ndëshkuan bluzinjtë. Miqtë ishin të pafuqishëm për të reaguar.

Laçi i ka dhënë një shkelm të fortë Teutës duke fituar me rezultatin 3-0. Cungu merr fitoren e parë falë sulmuesit Kyrian Nwabueze që shënoi dy herë në pjesën e parë. Xhixha i vendosi kapak sfidës me një gol në pjesën e dytë.