Flash News

KRYESORE

Laçi eleminon Kukësin, por largohen nga stadium me ndihmën e skafandrave

Laçi ka arritur të eleminojë Kukësin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-1, duke i bërë kurbinasit skuadrën e parë finaliste.

Mirëpo fundi i ndeshjes pati tensione të shumta pasi lojtarët e Laçit pretenduan për një 11-metërsh dhe për protestë, gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Shtubinën.

Tensioni në stadiumin “Zeqir Ymeri” u rrit akoma më shumë kur tifozët në tribuna filluan të gjuanin me sende të forta lojtarët kurbinas.

Si pasojë e kësaj situate forcat e policisë u detyrua t’i nxirrnin lojtarët nga stadiumi me ndihmën e skafandrave, në mënyrë që të mos merrnin dëmtime.

Të fundit