Flash News

KRYESORE

Laçi fiton pas 4 vitesh ndaj Kukësit, ka polemika për penalltinë

Laçi fiton pas 4 vitesh ndaj Kukësit, ka polemika për

Derbi i veriut, Laçi-Kukësi, pas 4 vitesh merr ngjyrat bardhezi. Kurbinasit sot fituan 1-0 me një gol fantastik nga Nwabueze. Një penallti e dhënë nga Hamitaj do t'i shtojë polemikat e kampionatit shqiptar, me Laçin që kap tashmë vendin e katërt në klasifikim.

Në 45 minutat e para nuk pati gol. Kurbinasit pretenduan për një penallti në minutën e 12-të, pasi Nwabueze u rrëzua pas një dueli me Obanor. Laçi pretendoi edhe në fund të pjesës së parë për 11-metërsh, kur Teco bëri me shenjë për një prekje të topit me dore nga Kotobelli.

Rroca dha sinjalin e parë për Kukësin në pjesën e dytë. Laçi, megjithatë, ishte më efikas para porte, sepse arriti që një kundërsulm të fitonte penallti. Ky ishte gabim i arbitrit Hamiti. Nwabueze u tregua i saktë dhe shënoi golin e vetëm të takimit. Kukësi provoi deri në fund të barazonte, por pa sukses.

Të fundit