Flash News

KRYESORE

Laçi harron të fitojë, Bylisi heroik me 10 lojtarë

Laçi harron të fitojë, Bylisi heroik me 10 lojtarë

Laçi ka barazuar në ndeshjen kundër Bylisit me rezultatin 0-0. Ekipi kurbinas nuk ka mundur të fitojë në sfidën kundër ballshiotëve, pavarësisht se kishin nevojë për 3 pikë.

Skuadra e Sulejman Starovës e ka harruar shijen e fitores, pasi ka 3 ndeshje radhazi në barazim. Sfida nuk ngjalli shumë emocione, sidomos në pjesën e parë ku rastet munguan. Të dy portierët ishin si turistë dhe nuk u rrezikuan shumë.

Pjesa e dytë e gjeti Laçin në sulm, por nuk arriti të zhbllokonte rezultatin. Kurbiansit goditen një traversë, por fatmirësisht për miqtë, pa pasoja fatale. Bylisi luajti 10 minuta me karton të kuq, pas daljes nga lojta të mbrojtësit Bicaj, ndërsa Laçit iu dëmtua kapiteni Gjoni. Shtatlarti u transportua me ambulancë në stadium 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Të fundit