Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ardian Ndreca
Monumenti i shehitëve të Erdoganit në Tiranë ka vetëm nji domethanie dhe s’ka të bajnë me “krijimin e kujtesës” për të cilin flet Herodoti, por me zonën e përmjerrun që felini i Azisë së Vogël ka shenjue në Ballkan. Ai memorial ka kuptimin politik të të qenit zorrë qorre, miletbahçe private e nji diktatorit që tashma vetëm Putini i hapë krahët.
Memoriali asht nji monument dhe skaji rrjedh prej latinishtes “monere”, me kujtue! Çka t’i përkujtojnë shqiptarët 15 korrikut turk! Asgja. Ndoshta i vetmi turk që meriton me u kujtue asht Ati i Turqisë moderne, por ai siç dihet i ban hije Erdoganit për shkak të shpirtit laik të politikës së tij.
Pse duhet që ne të marrim pozicion ndërmjet luftës së mbrendshme mes ish shitësit të limonatave të Bosforit dhe predikuesit Gülen! Se mos i zgjidhëm problemet tona ne që të bahemi arbitra në punët e të tjerëve! Në Tiranën bihude kremtohet në mënyrë transversale pikërisht ajo demokracia e rilindun e Erdoganit për të cilën Europa ia ka mbyllë definitivisht derën. Emnat e atyne të ramëve për ne s’mund të kenë asnji kuptim politik dhe peshë historike.
Prania e tyne në Tiranë asht thjeshtë falë lidhjeve personale mes dy kapove dhe jo fryt i miqsisë së ndërsjellë mes dy popujve. Fryt i arbitraritetit maksimal dhe i arrogancës së padurueshme të nji deliranti. Po në qoftë se nesër Rama do të miqsohej me diktatorin e Burundit Nkurunziza, çka do të shpikte, do të vendoste në Tiranë nji memorial për milicët hutu që e mbrojtën prej nji grushti shteti?! Asht jashtë çdo diskutimi se tek ne nji memorial i tillë asht i pavend siç do të ishte ai i hutuve apo i kujtdo tjetër.
Po të kishte këtë ndjeshmëni Rama do të duhej të kishte përkujtue katër të vramët e 21 janarit, të cilët u sakrifikuen për karrigen e tij dhe nuk gjetën drejtësi në zululandin ku mbretnon deliri i nji njeriu që kujton se din gjithçka dhe mundet me ba gjithçka. Shqipnia nuk asht pronë e jueja që ta poshtnoni dhe ta dhunoni sistematikisht, ju jeni të përkohshëm, madje shpresojmë shumë të përkohshëm dhe ne na vjen turp që politika shqiptare përfaqsohet prej Ramës, Bashës, Kryemadhit, Berishës dhe Metës me rropulli.
Ndër gjithë këta Rama ka nji veçori, i pëlqen shoqnia e të fortëve, e kujton të fortë Erdoganin. Por ish limonataxhia i Bosforit nuk asht siç i pëlqen me u dukë, edhe pse ka krijue nji parajse për miqtë e tij që kanë probleme me pasuni të pajustifikueshme para ligjit.Ramës i përshtaten disa rreshta me të cilët Teofrasti (nuk hyn ndër autorët e lexuem as prej tij e as prej Erdoganit) portretizon karakterin e “philoponeros”: atij që vdes për me qenë mik i zuzarëve, i të ashtuquejtunve të fortë në politikë e në jetë, i atyne që shkelin ligjin, i hajdutëve dhe mashtruesve, pse kështu i duket vetja i fortë tue mbajtë krahun e tyne. Të ngjashmit gjejnë njeni tjetrin - thotë Teofrasti.
Laci i lagjes admiron përdhunuesin serial të demokracisë, ky asht titulli i memorialit turk. Zakonisht të sëmurëve u shtohet deliri kur u vjen fundi dhe ne atë fund do ta presim pa keqardhje dhe me shumë neveri.
*Z. Ndreca Ardian Ndreca eshte profesor në Universitetin "Urbaniana" në Romë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38