Flash News

KRYESORE

Laçi ringjallet me Cungun, Lika i heq fitoren Tiranës

Laçi ringjallet me Cungun, Lika i heq fitoren Tiranës

Te Laçi tani merret frymë ndryshe! Me ardhjen e Cungut në stol, kurbinasit po luajnë krejt ndryshe dhe sot morën fitoren e tretë radhazi duke mposhtur 4-1 Skënderbeun në transfertë.

Pjesa e parë foli për bardhekuqtë, por në të dytën fusha foli për skuadrën e drejtuar nga tekniku shkodran, i cili ka pasuar profesor Starovën. Lushkja, Nwabueze (2) dhe Xhixha ishin ata që shënuan për kurbinasit, ndërsa për Skënderbeun shënoi Gripshi.

Tirana, ndërkohë, kishte mundësinë e artë të merrte 3 pikë në Durrës, por barazoi 1-1 me Teutën. Skuadra e Ahmatajt dominoi takimin dhe meritoi fitoren, teksa shënoi golin e avantazhit me Ngoo që pas 19 minutash lojë, por në fund portieri Lika "tradhtoi" skuadrën me një gafë dhe i fali golin e barazimit Hoxhës.

Të fundit