Flash News

KRYESORE

Lacio dhe Igli Tare fitojnë trofeun gjigant…

Lacio dhe Igli Tare fitojnë trofeun gjigant…

Ndodh që një ndeshje të ketë shumë vlerë dhe futbollistët japin gjithçka për ta fituar. Mirëpo, ka edhe raste kur kupa është aq e madhe, saqë kapitenit i duhet ndihmë për ta ngritur.

 Lacio ka fituar përballë Malagës një ndeshje miqësore, për të cilën është vendosur edhe një kupë si shpërblim e quajtur “Costa del Sol”.

 Një gol i Imobiles ka vënë në vështirësi kapitenin Luliç. Kapiteni i skuadrës ka kërkuar ndihmën e drejtorit sportiv Igli Tare për të ngritur në fund kupën gjigante.

 Jo për nga vlerat siç është trofeu veshëgjatë i Ligës së Kampionëve, por një kupë e madhe për nga përmasat.

 Gjatë ceremonisë festive, Luliç e Tare nuk i kanë kursyer as batutat mes tyre që kanë bërë njëri-tjetrin të buzëqeshin dhe ta kalojnë me humor e sportivitet atë moment. “Rrjeta.al”

Të fundit