Flash News

KRYESORE

Lacio e Tares dhe Strakoshës mposht Juventusin, fiton trofeun e parë

Lacio e Tares dhe Strakoshës mposht Juventusin, fiton trofeun e parë

Sfida mes Juventusit dhe Lacios, e luajtur dje në Olimpiko, ka dhënë spektaklin e radhës, ku në fund fati i ka buzëqeshur skuadrës së Igli Tares dhe Thomas Strakoshës. Një fund dramatik, po në fund ka festuar Lacio. Një ndeshje e dominuar thuajse totalisht nga lacialët. Immobile ishte autor i dy golave për Lazion, ndaj një Juventusi inekzistent në fushën e lojës. Kryeqytetasit e gjetën veten në epërsinë e dy golave falë dopietës së Imobiles në minutën e 32-të dhe 54-t.

Në minutën e 85-të kur takimi po shkonte drejt fundit, Juventusi zgjohet duke barazuar rezultatin në harkun me 5 minutave me autor Paulo Dibalën. Por nuk ka zgjatur as një minutë festa e bardhezinjëve pasi Lacio kaloi përsëri në avantazh me të riun Murgia, duke fituar kështu trofeun e Superkupës së Italisë.

Paraqitje të shkëlqyera ka bërë në sfidën e sotme edhe portieri i Kombëtares, Strakosha, i cili e shpëtoi skuadrën e tij në mjaft raste të pastra. Megjithatë, ky takim nuk do të kishte shtesë prej 30 minutash, pasi Murgia shënoi golin e triumfit për Lazion, duke i siguruar bardhekaltërve trofeun e parë sezonal.

 

Të fundit