Flash News

KRYESORE

Lacoste zëvëndëson krokodilin legjendar më kafshë të tjera për një mision të rëndësishëm

Lacoste sapo ka ‘hedhur poshtë’ ikonën e krokodilit për ta zëvëdësuar me 10 lloje të tjera speciesh. Ky ndryshim vjen për një qëllim vërtetë të mirë pasi bëhet fjalë për të ndihmuar shpëtimin e 10 llojeve të rrezikuara në një koleksion të ri të limituar të këmishave ‘polo’.

Lacoste ka lançuar fushatën për mbrojtjen e specieve të veçanta të cilat janë në zhdukje duke mbështetur Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyres. Në vend të krokodilit, tashmë do të mund të kemi në bluzën tonë edhe shumë kafshë të tjera, të ideuara në të njëjtin stil e në të njëjtën ngjyrë.

Koleksioni i limituar i bluzave Lacoste përmban vetëm 1775 bluza dhe kjo shifër korespondon me numrin e specieve të mbetura ende në planet (të atyre që janë përfshirë në këtë koleksion).

Burimi: Daily Mail

Të fundit