Flash News

KRYESORE

Lady Gaga: Ndihem e shëmtuar, kam pasiguri

Lady Gaga: Ndihem e shëmtuar, kam pasiguri

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, përveç karrierës së saj muzikore së fundmi po merret edhe me xhirimet e një filmi, ku ka rolin e Ally-t.

Në një intervistë për “Los Angeles Times”, Gaga ka zbuluar se ndihet shumë e lumtur për rolin që ka në filmin e ri “A Star Is Born”.

“Ally është një personazh tek i cili e gjej veten. Edhe ajo ndihet shumë e shëmtuar dhe e pasigurt, ashtu siç edhe unë ndihem me raste”, ka thënë ajo.

Më tej këngëtarja ka treguar se këto ndjesi i ka kaluar me ndihmën e fansave, të cilët e bëjnë të lumtur me mbështetjen dhe besimin që kanë tek ajo.

Të fundit