Flash News

KRYESORE

Lady Gaga tregon sesi i ndryshoi jeta pas përdhunimit: Qava në divan për ditë të tëra

Lady Gaga ka folur publikisht së fundmi për gjithë ndjesitë e krijuara pas përdhunimit dhe se si ndryshoi komplet jeta e saj pas kësaj ngjarjeje të trishtë. Këngëtarja është shprehur se ka qenë gjyshja e saj ajo që i ndryshoi totalisht jetën pas përdhunimit në adoleshencë.

“Pasi më përdhunuan qava në divanin e gjyshes për ditë të tëra. Si përfundim një ditë ajo hapi MTV-në dhe më tha që ta shikoja. Në të po performonte një artiste femër. Dhe gjyshja më tha: ‘Do të lë të qash gjithë ditën, por pastaj nesër do të dalësh sërish jashtë dhe do të ndryshosh botën. Nuk ka më lot nesër’”, ka treguar Lady Gaga.

Lady Gaga ka treguar dhe më parë se është përdhunuar disa herë gjatë adoleshencës dhe që për shkak të këtyre eksperiencave ka përjetuar trauma që i kanë ndikuar në shëndetin mendor.

 

Të fundit