Flash News

KRYESORE

Lagjet muzeale të Beratit të rrezikuara nga zjarret

Lagjet muzeale të Beratit të  rrezikuara nga zjarret

Për shkak se banesat muzeale në Berat  ndodhen shumë pranë njëra tjetrës dhe janë të ndërtuara me dru, zjarret në stinën e verës,  kanë gjasa të përhapen shpejt duke rrezikuar gjithë lagjen.

Ndërkohë, në zonat e pyjeve, ka pasur zjarre gati për çdo vit për shkak të hapjes së tokave të reja. Drejtoria e Zjarrfikëses dhe Shpëtimit në planin e masave për këtë vit, ka vendosur në dispozicion një zjarrfikëse vetëm për emergjencat në lagjet muzeale. Problem mbeten fikëset e zjarrit që nuk janë në gatishmëri të plotë.

Problematika konfirmohet dhe nga drejtori i Zjarrfikëses dhe Shpëtimit, Luman Spathara sipas të cilit nuk ka mjete të konsiderueshme për parandalimin e zjarreve.

Luman Spathara: “Kemi marrë masa me këto mjete që kemi, pavarësisht se janë mjete të vjetëruara. Disa fonde nga Bashkia janë dhënë në mënyrë që ti mbajmë në gatishmëri dhe ti përdorimin në mënyrë efiçente për rastet kur do të na duhen për zjarrrin. Sot të dyja mjetët që kemi ne dhe autoshkallët janë në gatishmëri të poltë për u kryer detyra operacionale në rastet e zjarreve.”

Ndërkohë për zonat pyjore nuk janë ende në funksion vrojtuesit, edhe pse zjarret janë problem në qarkun e Beratit pasi  çdo vit digjen hektarë të tërë me pyje. Ora News

Të fundit