Flash News

KRYESORE

Lajm i fundit/ 5 të plagosur rëndë nga një aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot

Lajm i fundit/ 5 të plagosur rëndë nga një aksident në

Përsëri një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak orë më parë, duke pasuar ato të orëve të paradites. Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë-Milot, në të cilin u përfshinë tre automjete. Ngjarja u regjistrua në mesditë.Në aksident u përfshinë një makinë me targa vendase, një me targa kosovare dhe tjetra me targa greke. Të plagosurit u transportuan drejt spitalit për mjekim. Tre prej tyre në gjendje më të rëndë u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit i cili bllokoi trafikun për disa minuta në Thumanë.

Të fundit