Flash News

KRYESORE

Lajm i fundit- Vlorë, breshëri plumbash pranë një karburanti, një i vdekur...

Lajm i fundit- Vlorë, breshëri plumbash pranë një

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të dielë në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. 

Si pasojë e të shtënave ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip Benz, me targa VL 6568 C. Policia nga vendngjarja po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjeve. Dy personat kanë qenë brenda në makinë kur janë qëlluar me armë zjarri, ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë. 

“Mendohet se autorët kanë dalë nga një makinë, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar”.  Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

Të fundit