Flash News

KRYESORE

Lajm i keq për fanset e Ledrit, reperi gati të bëhet baba

Ledri Vula është prej kohësh në një lidhje me Sara Hoxhën, një vajzë e cila nuk është e famshme por frekuenton të njëjtat ambiente si Ledri. Lidhjen nuk e kanë konfirmuar publikisht e megjithatë dyshja janë kudo bashkë.

Vetëm disa ditë më parë, Ledri festoi ditëlindjen e tij të 33-të pranë fansave teksa këndonte në një koncert e më pas në një festë shumë të vogël familjare.

Mesa duket, për Ledrin tani ka ardhur momenti seriozisht të mendojë për të krijuar një familje. I ftuar në emisionin “Sonte”, Ledri  tregoi se ja kishte nisur punës për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Duke parë këtë sesa i lumtur është me djalin, ma ka shti edhe mua në qejf.”- u shpreh Ledri, duke iu referuar shokut të tij, Dj Gramafon.

Ndërkohë ky i fundit u shpreh: “Tu e dhezë unë, n’cevë osht.”- duke lënë të kuptohet se shumë shpejt Ledri mund të bëhet baba.

Ledri është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga gjinia femërore sidomos dhe ky lajm me siguri nuk do t`i gëzojë aspak fanset e tij "të çmendura".

Të fundit