Flash News

KRYESORE

Lajm i keq për Interin! Blerja e bujshme mungon ndaj Barcelonës

Lajm i keq për Interin! Blerja e bujshme mungon ndaj Barcelonës

Mos! Interit i vjen lajmi më i keq i mundshëm!

Sipas medias italiane, por transmetuar më pas drejtpërdrejt edhe nga vetë trajneri, sulmuesi Romelu Lukaku nuk do të jetë gati për ndeshjen e Champions League në Camp Nou ndaj Barcelonës ditën e mërkurë.

“Lukaku nuk do të luajë nesër, sepse ka një problem muskulor. Testet nuk treguan asgjë, por lojtari është ankuar dhe ne e besojmë”, ka deklaruar tekniku Conte.

Kjo padiskutim që është një goditje e rëndë për zikaltrit, sepse belgu ishte blerja më e bujshme e verës që lamë pas. Përveç Lautaro Martinez, Conte do të zgjedhë mes Alexis Sanchez dhe Matteo Politano.

Të fundit