Flash News

KRYESORE

Lajm i keq për Interin, sulmuesi i shumëpritur po fiton kohë

Lajm i keq për Interin, sulmuesi i shumëpritur po fiton kohë

Interi e ka piketuar sulmuesin që do të tentojë në merkaton e janarit. Ai është Olivier Giroud, por gjërat duken më të vështira sesa mendoheshin.

Sipas mediave italiane, sulmuesi francez vazhdon të refuzojë ofertat e klubit zikaltër. Ai e ka vendosur veten në ankand dhe po pret për shifra më të majme nga liga të tjera më interesante se Serie A. Chelsea kërkon vetëm 5 milionë euro për kartonin e kampionit të botës, sepse ai nuk konsiderohet më as sulmues i tretë në Londër, por problemi është paga që Giroud kërkon.

33-vjeçari do minimumi 4 mln euro neto në vit, plus bonuse në varësi të golave, asisteve dhe paraqitjeve. Interi nuk është gati për të paguar kaq shumë, sepse Giroud është në fundin e karrierës.

Klub i interesuar për francezin është edhe Lyon. Kjo, meqë sulmuesi holandez Memphis Depay është dëmtuar dhe do të mungojë rreth 6 muaj. Presim se si do të vijojnë ngjarjet.

Të fundit