Flash News

KRYESORE

Lajm i keq për Milanin, infektohet Maldini dhe djali i tij

Lajm i keq për Milanin, infektohet Maldini dhe djali i tij

Në Milano ka vetëm lajme të këqija këto ditë. Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, dhe djali i tij, Daniel, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi me një komunikatë zyrtare. “Milani njofton se drejtori teknik i klubit, Paolo Maldini, pasi mësoi se ai kishte pasur kontakte me një person pozitiv dhe kishte simptoma të vazhdueshme të virozës, iu nënshtrua dje një testi që rezultoi pozitiv për Koronavirus. Edhe djali i tij, Daniel, ka rezultuar pozitiv.

Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe pasi kanë kaluar më shumë se dy javë në shtëpinë e tyre pa kontakte të jashtme, siç parashikohet nga protokollet mjekësore-shëndetësore, ata do të zgjasin karantinën për kohën e nevojshme për shërim të plotë klinik”.

Të fundit