Flash News

KRYESORE

Lajm i madh: Mustafa del negativ nga COVID-19

Lajm i madh: Mustafa del negativ nga COVID-19

Talenti i Hannoverit, Valdrin Mustafa, ka marrë një lajm të mirë, pasi është shëruar nga COVID-19. Ai mori përgjigjen nga stafi mjekësor dhe ka dalë negativ duke konfirmuar lajmin e mirë.

“Testin e fundit që e kam bërë sot e kam marrë rezultatin. Falë Zotit ka dalë negativ dhe tani jam mirë. Kam qëndruar për 14 ditë i izoluar në shtëpi së bashku me familjen. Kemi respektuar rregullat dhe tani gjithçka është në rregull.

“Edhe familjarët që kanë qëndruar me mua në shtëpi kanë bërë testin dhe kanë rezultuar negativ. U bëjë thirrje të gjithëve të qëndroni në shtëpi dhe t’i respektoni rregullat, vetëm kështu mposhtet kjo pandemi”, - tha Mustafa.

Të fundit