Flash News

KRYESORE

Lajm i mirë nga Kina, shërohet pacientja 98-vjeçare e infektuar me coronavirus

Lajm i mirë nga Kina, shërohet pacientja 98-vjeçare e infektuar

Një grua 98-vjeçare e infektuar me coronavirus, pacientja më e vjetër me sëmundje kritike në vend, ka lënë spitalin të Dielën në mëngjes në Wuhan, provincën Hubei në Kinë.

Pacientja e moshuar Hu Hanying la spitalin e Lejshenshan të improvizuar si karantinë bashkë me vajzën e saj 54-vjeçare, e cila gjithashtu ishte e infektuar me virusin Covid-19.

Nëna dhe e bija u shtruan në spital në 13 shkurt. Sui Shaoguang, mjek në Spitalin e Dytë me Filialin e Universitetit Mjekësor Dalian, tha se Hu kishte simptoma të etheve dhe insuficiencës kardiake kur u shtrua në spital.

Sui tha se Hu mori kryesisht trajtim anti-virusal, duke shtuar se Hu ishte gjithashtu shumë bashkëpunuese.

Situata në Kinë duket se ka nisur të përmirësohet. Një spital i impro0vizuar si karantinë në qarkun Qiaokou, qyteti Wuhan, u mbyll më 1 mars pasi 34 pacientët e fundit u shëruan dhe ajnë larguar. Ky është spitali i parë i improvizuar që mbyllet në qytetin e goditur nga coronavirus

Të fundit