All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Lajm i mirë për Shqipërinë, 32 mjekë e infermierë shërohen nga COVID-19

Lajm i mirë për Shqipërinë, 32 mjekë e infermierë
All - Paragraf - 1

Të paktën 32 mjekë dhe infermierë janë shëruar nga COVID-19 në vendin tonë, që prej 9 marsit kur në vendin tonë u raportuan dy rastet e para me koronavirus. Gjatë të dielës, janë shëruar dhe mjekë të tjerë në Tiranë, të cilët u infektuan me virusin vdekjeprurës. Lajmin për shërimin e mjekëve e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

All - Paragraf - 3

“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur na COVID-19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. Forca bashkë ja dalim”, shkruan Manastirliu.

Ditët e fundit, sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i personave të shëruar është më i madh se i personave aktivë me COVID-19. Ky është një lajm pozitiv që tregon se kurba e infektimeve në vend, gjithmonë sipas të dhënave zyrtare, është e qëndrueshme dhe me tendencë rënie.

Megjithatë, opozita mbetet skeptike, pasi përfaqësues të saj besojnë se në vendin tonë ka më shumë persona të infektuar nga sa raportohet zyrtarisht. Ndaj, kryefjala e këtyre ditëve e retorikës së opozitës ka qenë rritja e numrit të testimeve.

Të fundit